Janë mbyllur pjesët e para të tri ndeshjeve të xhiros së 25-të të Superligës së futbollit.
Dy pretendentët për titull të kampionit, Ballkani dhe Llapi janë duke humbur në duelet përkatëse pas 45 minutash lojë.
Ekipi i Tahir Batatinës është në disavantazh ndaj Malishevës me rezultat 0:1, shkruan “Gazeta Express”.
Golin e epërsisë për vendësit e shënoi Drilon Hazrollaj nga penalltia.
Kurse, therandasit po humbin nga Fushë Kosova në Lipjan, po ashtu 0:1.
Golin e epërsisë për “vendësit” e shënoi Alden Skrijelj.
Ndërkaq, edhe Gjilani po fiton ndaj Lirisë me rezultat identik, 1:0 falë golit të Elvedin Heric. /Gazeta Express/
Superliga – Java e 25-të
HT Malisheva – Llapi 1:0
HT Fushë Kosova – Ballkani 1:0
HT Gjilani – Liria 1:0