Futbollisti i Kombëtares shqiptare Armando Sadiku dhe bashkëshortja e tij Elona janë bërë prindër për herë të dytë. Ka ardhur në jetë Leoni, djali i dytë i familjes dhe lajmin e ka dhënë vetë Elona përmes një postimi në “Instagram”.
“Përshëndetje botë. Unë jam Leon, anëtari më i ri i familjes”, shkruan ajo.
Çifti u bënë prindër për herë të parë në tetor të vitit 2021 me djalin e tyre, Luisin i cili sot është bërë me vëlla.
Rrahmani: Jam i lumtur që u ktheva, i gatshëm ta jap maksimumin për Kosovën
Kujtojmë që Armando Sadiku nuk është ftuar nga kombëtarja për miqësoret e marsit. Futbollisti aktivizohet në elitën e Indisë, në radhët e Mohun Began.