Granit Xhaka është paraqitur për 90 minuta ndërsa Xherdan Shaqiri për 15 në miqësoren që Zvicra e ka zhvilluar të shtunën me Danimarkën.
Përfaqësueset barazuan pa gola.
Zvicra dominoi në ndeshje.
Xhaka në këtë ndeshje ishte ndër më të dalluarit. Ai u ndëshkua me karton të verdhë 20 minuta para fundit.
E Shaqiri u inkuadrua në minutën e 76-të duke zëvendësuar Vargasin.