Jess Fishlock do të jetë kapitene e Uellsit në ndeshjen e së martës ndaj Kosovës. Ndeshja kualifikuese për Euro 2025 në futboll zhvillohet nga ora 14:00 në Podujevë.
Fishlock do të bëhet futbollistja e parë e Uellsit me 150 paraqitje në përfaqësuese.
37-vjeçarja merr shiritin e kapitenes nga Sophie Ingle, që vendosi të heq dorë nga përgjegjësitë e kapitenes, shkruan BBC.
Fishlock i shënoi dy gola në fitoren 4:0 të Uellsit ndaj Kroacisë, të premten. Uellsi është favorit i grupit.
Uellsianet të hënën kanë udhëtuar për në Kosovë. Synimi i tyre është të fitojnë tri pikë të reja.