Elon Musk tha se Inteligjenca Artificiale (Al) mbinjerëzore mund të zhvillohet deri vitin e ardhshëm dhe mund të jetë më e zgjuar se kushdo në Tokë.
Parashikimi është një përforcim i pretendimit të mëparshëm nga multimiliarderi se Al superinteligjente do të ekzistojë deri në vitin 2029.
Ndërsa “mbinjeriu” përkufizohet më i zgjuar se çdo njeri individual në detyra specifike, superinteligjenca përkufizohet si më e zgjuar se aftësia e kombinuar e njeriut në çdo detyrë, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
“Mendoj se ne do të kemi Al që është më e zgjuar se çdo njeri ndoshta rreth fundit të vitit të ardhshëm”, tha Musk.
Ndryshe, në vitin 2023, kur ai parashikoi të ardhmen e superinteligjencës, Musk ishte i shqetësuar për pasojat e saj.
“Është në të vërtetë e rëndësishme për ne që të shqetësohemi për një të ardhme të Terminatorit”, tha miliarderi, duke iu referuar filmit ku një sistem kompjuterik i vetëdijshëm bën luftë kundër njerëzimit.
Një vit më pas, pronari i Tesla-s dhe startupi i tij xAl po përpiqen të udhëheqin me vendosmëri zhvillimin e superinteligjencës.
E këto parashikimet e tij përfshijnë edhe sistemin Autopilot të Tesla-s, fluturimin e SpaceX drejt Marsit dhe implantin e parë të çipit te njeriu.
Së fundmi ai i ka shpallur “luftë” edhe Gjykatës Supreme në Brazil e cila e akuzon për shpërndarjen e lajmeve të rreme.