Bayer Leverkusen ka arritur fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Evropës ndaj Romës.
Dueli i zhvilluar në “Stadio Olimpico” të Romës përfundoi me rezultat 0:2 për kampionin e ri gjerman.
Pas ndeshjes, Granit Xhaka u shpreh i lumtur me paraqitjen dhe ecurinë e klubit të tij.
“Rezultat i mirë, nuk pranuam gol – por mund të shënonim dy ose tri gola më shumë. Është normale të luajmë mençur qysh nga fillimi, pasi ne ishim mysafir. Roma tentoi ta mbante topin, kurse ne jemi të mirë edhe kur nuk e mbizotrojmë topin. Jemi 47 ndeshje pa humbje, e dijmë që të gjithë dëshirojnë ta na mposhtin neve tani. Ky mentalitet, ky kualitet që ne kemi – edhe nga lojtarët që vijnë nga banka rezervë. Mund të shënojmë kundër cdo skuadre, jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre”, tha Xhaka.
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër, e enjte në Bay Arena me fillim nga ora 21:00.