Skuadra e Prishtinës është rikthyer në kryeqytet nga Gjibraltari ku e zhvilloi ndeshjen kualifikuese të Ligës së Evropës, ahkruan Gazeta Alo.
Prishtina ka marrur kritika të mëdha pas elemininimit nga St Joseph’s e cila e mundi me rezultatin 2:0.
Ndërsa për këto kritika sot skiadra e Prishtinës ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ky është postimi i klubit.
Skuadra mbërrin në shtëpi
Deri me 15 korrik pushim
Prishtinë, 4 korrik 2019 – Pas 22 orësh udhëtim jashtëzakonisht të lodhshëm, skuadra sot ka mbërri në Prishtinë. Të lodhur, maksimalisht të dëshpëruar nga eliminimi, sikur nuk mjaftonin këto, futbollistët u ndjenë të fyer, të ofenduar nga orkestrimet kinse për shitje të ndeshjes. E padëgjuar të mendohet për një turp të tillë!
Skuadra shkon në pushim deri me 15 korrik kur rifillon fazën e përgatitjeve për kampionat, të bindur që është krijuar ekipi i duhur dhe me futbollistët e rikthyer nga lëndimi dhe dy futbollistët tjerë që do të licencohen.