Agim Kasapolli dhe Valon Syla sonte në emisionin “Favorit” zbuluan se presidenti i ndjerë i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe legjenda, Fadil Vokrri, kishte dyshime se presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA.
Madje, gazetari i njohur sportiv tha se ai vet personalisht beson se Duka ka votuar kundër.
Sipas Kasapollit, për votë kundër nga ana e Shqipërisë ka dyshuar edhe Vokrri, duke thënë se këtë ia ka thënë edhe vet ai.
Në anën tjetër, ish-gazetari sportiv, Valon Syla, tha se Vokrri për këtë nuk ka qenë i bindur, por se ka dyshuar. Për këtë tha se mund ta pyesin edhe djalin e të ndjerit, Gramozin.
Por, Syla tha se Shqipëria nuk ka votuar kundër dhe se është e vërtetuar nga lobimi i saj pro Kosovës.