Klubi i basketbollit Trepça është shpallur kampion i Kosovës pasi ka mposhtur Golden Eagle Yllin.67-66 ishte rezultati final në lojën e pestë që u zhvillua mes dy klubeve për titullin e kampionit.
Seria finale ishte 2:2. ‘Xehetarët’ fituan ndeshjen e parë me rezultat 77:68 dhe ndeshjen e tretë me rezultat 85:78, ndërsa therandasit fituan ndeshjen e dytë më rezultat 80:79 dhe të katërtën me rezultat 75:71.
Ylli synoi titullin e kampionit, që do të ishte i treti në histori, kurse mitrovicasit titullin e parë pas vitit 2012. Kujtojmë, që Trepça ka fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike, duke kërkuar trofeun e katërt për këtë edicion.
Skuadra nga Suhareka në çerekfinale të “Play-off”-it eliminoi Bashkimin 2:0 dhe Pejën në gjysmëfinale 3:2, derisa Trepça eliminoi Sigal Prishtinën 3:0.Mitrovicasit ishin liderë në garat e rregullta me 25 fitore e tri humbje, derisa therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e nëntë humbje, aq sa kishte edhe Peja e dyta.Deri më tani në të gjitha garat janë përballur gjashtë herë, ku katër fitore i kanë takuar mitrovicasve.