Me iniciativën e tifozëve, drejtuesit e Atletico Madridit do të ndryshojnë pamjen e stemës nga sezoni i ardhshëm.
Atletico do të luajë xhiron e fundit të këtij sezoni me stemën aktuale, ndeshjen kundër Real Sociedadit dhe më pas nga sezoni i ardhshëm do të rikthejë stemën e vjetër të vitit 2017.
Menaxhmenti i klubit i lejoi tifozët të vendosin se cilën stemë duan të ketë klubi i tyre. Atletico ka 139,000 anëtarë dhe 78,000 prej tyre morën pjesë në votimin e këtij vendimi.
Administrata do të respektojë vullnetin e tyre, por vëren se në verë do të përballet me një proces të kushtueshëm, kompleks të ndryshimit të stemës në të gjitha materialet e mundshme, fanella, licenca, faqe interneti…
Atletico e përfundoi sezonin në vendin e katërt në La Liga spanjolle, ndaj ndeshja me Sociedad në xhiron e fundit do të jetë thjesht një formalitet.
Los Colchoneros janë një nga klubet më të qëndrueshme në Spanjë, gjithmonë në luftë për majat e renditjes.