Gianluigi Buffon ka folur për media pas rikthimit te skuadra kampione e Italisë.
“Szczesny më ofroi numrin 1 dhe Chiellini shiritin e kapitenit por refuzova. Nuk kam ardhur këtu për ti hequr diçka atyre. Dua që numrin 1 të vazhdojë ta mbaj portieri titullar. Mora numrin 77 që ishte i rëndësishëm për mua tek Parma dhe më solli tek Juventus. Unë do të përpiqem të jem gati sa herë të më kërkojnë. Luajta këtë sezon me Mbappe dhe Neymar. Tani kam mundesi të luaj vitin e fundit me Ronaldon. Eshtë një dhuartë shumë e madhe për mua që të luajë me kampione të tillë në moshën që kam. Eshtë nje stimul dhe kënaqesi shumë e madhe”.
“Desha të rikthehem për te përqafuar edhe njëherë të gjithë shokët që kam këtu dhe për të përjetuar edhe një sezon të fundit duke mbajtur mbi supe shume objektiva të rëndesishëm. Sarri më ka lënë një përshtypje shumë të mirë në konferencën që pati”, ka thënë Buffon./Gazeta Alo