Në emisionin sportiv “Favorit” në T7 në fundjavën që shkoi u diskutua ndër të tjera edhe për Kombëtaren e Kosovës, respektivisht për miqësoren e saj të nesërme me Norvegjinë.
Analisti i emisionit, Ismet Munishi e pa me shqetësim faktin se Dardanët do ta kenë veç një përballje në muajin qershor, atë kundër Norvegjisë.
Sipas tij, do të ishte e nevojshme që Kosova t’i kishte dy, e pse jo edhe tri ndeshje miqësore në këtë muaj, në mënyrë që trajneri Franco Foda të mund të provonte edhe lojtarë të tjerë që kanë mbetur jashtë listës.
Madje, Munishi ka ironizuar me drejtuesit e futbollit kosovar.
“Le të kallxojnë o burrë, ja bojna ni miqësore me Brazilin. Po s’kanë faj se jon kon nxon tu rrezit, e kishin marrë edhe kremën me veti”, deklaroi ai.
Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë.