Mesfushori Kristjan Asllani ka humbur një rast të artë për ta dyfishuar epërsinë e Shqipërisë ndaj Kroacisë.
Kur po zhvillohej minuta e 31-të Asllani doli përball me portierin kroat pas një tjetër asistimi të mirë nga Jasir Asani.
Për epërsinë e Shqipërisë në këtë takim është përkujdesur Qazim Laçi i cili në minutën e dhjetë realizoi me kokë pas një harkimi të bukur nga Asani.