Fjalë Kyçe

Brohoritjet e Dakut në stadium, paralajmërojnë mediat kroate: “UEFA mund të jetë e pamëshirshme”

Brohoritjet e Dakut në stadium, paralajmërojnë mediat kroate: “UEFA mund të jetë e pamëshirshme”

Një video e cila e shfaq Mirlind Dakun duke brohoritur kundër maqedonëve dhe serbëve menjëherë pas përfundimit të duelit Kroaci-Shqipëri, ka bërë bujë në mediat e rajonit.

Pas reagimit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, e cila i kërkoi sulmuesit të kombëtares shqiptare që të kërkoi publikisht falje, në mediat kroate raportohet se Daku mund të përballet me dënim të rëndë nga UEFA.

Mediat kroate i japin theks faktit se Daku, një ish-lojtar i kampionatit kroat te Osijeku, është përfshirë në këtë incident.

“Kënga e përmendur nga fansat përmend edhe serbët në të njëjtin kontekst dhe për këtë mund të përballet me një dënim të konsiderueshëm”, shkruan sot “24Sata”. “Organizatat ombrellë mund të jenë të pamëshirshme në raste të tilla dhe në historinë e fundit të futbollit kroat kemi pasur situata me ndëshkime pas fillimit të këngëve problematike apo brohoritjeve përmes megafonëve”.

Sido që të jetë, mediumi kroat shkrun se UEFA ndoshta do të reagojë nëse vërtetohet se Daku e ka brohoritur këngën e përmendur me përmbajtje ofenduese ndaj maqedonëve dhe serbëve.