Për Francën të përfundojë e para në grup është një prioritet, ashtu siç është për Holandën, pasi të dy ekipet kombëtare janë në dijeni se kualifikimi në mesin e 16 më të mirave si e para në grup është një avantazh.
“Gjelat” respektuan të gjitha ekipet por e dinë se rivali më i vështirë do të kualifikohej në gjysmëfinale nëse Anglia kryen detyrat e saj.
Për momentin të besuarit e Didier Deschamps gjenden në pozitën e dytë me të njëjtin numër pikësh si Holanda, kështu që nuk varen nga vetja dhe duhet ta mposhtin Poloninë me një rezultat më të mirë se sa “Tulipanët” ndaj Austrisë, për ta siguruar lidershipin.
Pavarësisht kësaj, Franca duhet t’i zgjidhë problemet e veta. Deri më tani ata kanë shënuar vetëm një gol në dy ndeshje dhe autor i saj ishte Maximilian Wober i cili shënoi në rrjetën e portës së tij falë një aksioni individual të Mbappes në krahun e djathtë.
Kjo është një shenje e keqe pasi nuk shënoi një futbollist francez dhe ai aksion rrodhi nga një futbollist i cili momentalisht ka një hundë të thyer dhe po përpiqet të rikthehet në ekip me një maskë.
Antoine Griezmann dërgoi një mesazh qetësie, duke siguruar se gjëja më e rëndësishme janë rastet për gol që po krijohen. Marcus Thuram, Dembele dhe më vonë Giroud, dështuan të shënojnë në rrjetën e murit të portokalltë.
Dilema për Deschamps është nëse do të bëjë rotacione në xhiron e tretë dhe të fundit të grupeve apo jo. Skenari ideal ishte që të pushonte titullarët, por kjo tashmë duket e pamundur.
Tekniku i Francës mori kritika të ashpra për formacionin ndaj Holandës dhe me mungesën e Mbappes. Në vend se të luajë me një tjetër sulmues dhe ta vazhdojë me skemën 4-3-3, ai vendosi të luajë me Tchouamenin përkrah Kantes dhe me Rabiot në të majtë.
Ylli i Juventusit nuk ishte rehat në atë pozitë, me Griezmann më shumë si një sulmues i dytë pranë Thuramit.
Opsioni më i guximshëm do të ishte që të luante me Giroud në qendër të sulmit dhe me Thuram dhe Dembele në krah, madje edhe më hyrjen e një lojtari që ka shkaktuar befasinë sezonin që lamë pas, Bradley Barcola.
Rikthimi i Mbappes
Mappe tani ka vetëm edhe dy ditë për të punuar në rikthimin e tij. Për momentin, ai nuk është testuar me maskë. Ai ka vazhduar stërvitjet me bashkëlojtarët, por ka evituar kontaktin.
Lojtari dëshiron të rikthehet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe në fakt L’Equipe ka raportuar se ka luajtur ndaj grupmoshave të Paderbornit në një ndeshje të mbyllur në kampin ku po qëndron kombëtarja franceze./Telegrafi