Liria që e humbi statusin e klubit nga Superliga, po vazhdon mobilizimin.
Pas ardhjes së trajnerit Samuel Nikaj, klubi është duke punuar në disa blerje që do të kryejnë punë në Ligën e Parë.
Po ashtu po rinovohen kontratat edhe me lojtarët që ishin pjesë e klubit.
“Valon Bytyqi dhe Fitim Susuri e kanë vazhduar kontratën edhe për një vit”, shkruan faqja e klubit.
Ditë më parë klubit i është bashkuar edhe Alsid Tafili. /Gazeta Sheshi/