⛈️Nëse gjendeni jashtë në natyrë gjatë një stuhie, mos qëndroni pranë një peme, një shtylle telefoni ose shtyllë flamuri. Distanca e sigurt nga objektet e larta është dyfishi i lartësisë së objektit.
⛈️Kur rrufeja kërcënon, futuni brenda një shtëpie, ndërtese të madhe ose një automjeti tërësisht metalik.
⛈️Nëse stuhia afrohet kur jeni jashtë në një zonë pyjore, strehohuni nën pemë të vogla dhe qëndroni larg pemëve të larta.
Nëse stuhia afrohet kur jeni jashtë, mos u bëni cak i saj. Mund të jetë fatale. Mos qëndroni në majë të një kodre, në një fushë të hapur ose përgjatë një plazhi.
⛈️Nëse stuhia afrohet kur jeni duke notuar ose pranë ujit, dilni nga uji menjëherë dhe largohuni nga plazhi, sepse uji është përçues i mire i elektricitetit.
⛈️Gjatë një stuhie me vetëtima, hiqeni ombrellën, qëndroni larg gardheve me tela, pajisjeve me tela për tharje të rrobave, tubacionet metalike, shinat metalike dhe objekte të tjera metalike.
⛈️Gjatë një stuhie me vetëtima, qëndroni larg pajisjeve elektrike, kanaleve të ngrohjes dhe radiatorëve. Hiqni nga priza pajisjet kryesore elektrike.
⛈️Rrufeja është vdekjeprurëse. Gjatë një stuhie me rrufe mos përdorni pajisje elektrike si brisqe, mikserë dhe tharëse flokësh .
⛈️Rrufeja mund të jetë vdekjeprurëse, por një person i vrarë në dukje nga rrufeja shpesh mund të ringjallet nga metoda e ndihmës së shpejtë frymëdhënia, masazhi i zemrës ose frymëmarrja artificiale. Nëse disa njerëz goditen nga rrufeja, së pari trajtoni ata që duken të vdekur. Ata që tregojnë shenja jete ndoshta do të shërohen vetë.
⛈️ Gjeni një ndërtesë të fortë ose futuni brenda një makine ose kamioni. Mbyllni dritaret.
⛈️Shmangni pemët e larta dhe të vetmuara.
⛈️Mos u shtrini në shesh, përkuleni kokën midis gjunjëve.
⛈️Nëse jeni duke notuar ose shëtitje me varkë, shkoni në tokë të thatë dhe gjeni shpejt një strehë.
⛈️Qëndroni brenda, prisni të paktën 30 minuta pasi bubullima të përfundojë përpara se të dilni jashtë. Mos u mashtroni nga qiejt me diell – rrufeja mund të godasë rreth 15km larg shiut.
⛈️Mos bëni dush, sepse uji është përçues i mire i rrymës elektrike!
Tubat e ujit e përçojnë energjinë elektrike – shmangini ato në një stuhi. Rregullat potencojnë se mos bëni një banjë ose dush, mos lani enët apo as mos qëndroni pranë lavatriqes ose enëlarëses ,kur dëgjoni bubullima.
⛈️Shmangni pajisjet! Mos përdorni pajisje elektrike gjatë një stuhie. Telefonat celularë, laptopët dhe pajisjet që nuk janë të lidhura janë në rregull dhe mund të përdoren. Mos përdorni një telefon me kabllo.
⛈️Nëse rrufeja godet dikë, thirrni menjëherë ndihmën e shpejtë.
Jepni ndihmën e parë!