Liverpooli kontakton Federico Chiesan – pasi Barcelona ende nuk ka bërë ofertë zyrtare te Juventusi
Para 13 min
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano pretendon se Liverpooli ka kontaktuar Federico Chiesan, në rast se marrëveshja me Barcelonës nuk arrihet.
Anësori nuk është në llogarit e Juventusit dhe i është thënë të gjejë një klub të ri për të shmangur largimin e tij pasi kontrata i skadon në fund të këtij sezoni.
Zonja e Vjetër do të pranojë më pak se 15 milionë euro, ndërsa Bianconerët e blen për 60 milionë eurosh nga Fiorentina.
Gjithçka duket se është gati për kalimin në Barcelonë, me italianin që ka zbrazur dollapin e tij sot në qendrën stërvitore në Vinovo.
Megjithatë, ekspertët e transferimeve Matteo Moretto dhe Fabrizio Romano pretendojnë se Liverpool ka kontaktuar menaxherin e lojtarit, duke kuptuar se Barcelona nuk ka bërë ende një propozim zyrtar.
26-vjeçari dëshiron të luajë futboll të rregullt në ekipin e parë, mundësisht në në klube që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve , kjo është arsyeja pse ai nuk ishte i entuziast kur Roma i ofroi kontratë.