Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala e ka sqaruar në konferencë për shtyp sot situatën e Besfort Zenelit, i cili e ka vendosur si prioritet Suedinë, duke e lënë pezull Kombëtaren e Kosovës.
Shala zbuloi se vëllai i Arbër Zenelit e ka marrë ftesën nga “Dardanët” për dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve kundër Rumanisë e Qipros, por që ka kërkuar kohë, duke mos iu përgjigjur pozitivisht ftesës së selektorit Franco Foda, shkruan “Gazeta Express”.
“Besforti e ka pasur ftesën e selektorit për këtë kamp, por ka vendosur të mos jetë pjesë e kampit për këtë ndeshje. Do të bisedojmë prapë, qoftë me Besfortin, qoftë me familjen e tij. Por, për këtë ndeshje Besforti ka vendosur që të mos jetë pjesë e ekipit”, shpjegoi Shala në konferencë për shtyp.