Edon Zhegrova e ka konfirmuar formën e jashtëzakonshme mbrëmë në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishem të jetës së tij.
Ylli kosovar e zhvilloi një lojë fantastike ndaj Real Madridit në fitoren historike me rezultat 1:0, në ndeshjen e vlefshme për fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.
25 vjeçari ishte i pandalshëm në krahun e djathtë për kampionët e Evropës, ndërsa e fitoi edhe penalltinë, e cila më pas u shndërrua në golin e fitores.
Me këtë rast, “Messi i Kosovës” u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes nga UEFA.
E pas lojës, ai e bëri një postim në rrjetet sociale, duke e shprehur gëzimin për natën magjike.
“Ishte e gjitha një ëndërr”, shkroi Zhegrova teksa e postoi çmimin e lojtarit të ndeshjes.
Paraprakisht, derisa ishte duke festuar me tifozët, përfaqësuesi kosovar e dha një mini-intervistë për klubin e tij, Lille.