Kur humbni peshë, mund të prisni që edhe gjoksi juaj vërtet të zvogëlohet. Në të vërtetë, gjoksi përbëhet nga indet fibroglandulare dhe yndyrat, mirëpo sasia e yndyrave ndryshon varësisht nga gjoksi i femrave
Gjoksi i disa femrave përmban vetëm 25 për qind të indeve fibroglandulare dhe 75 për qind yndyrë. Gjithashtu, masa e gjoksit te disa femra është më e dendur për gjithsej 25 për qind të indeve yndyrore.
Shpejtësia me të cilën humbni kilogramët nuk ndikon në elasticitetin (apo lëshimin) e lëkurës suaj, duke përfshirë edhe gjoksin tuaj. Mirëpo për forcën e tyre mbani kilogramët tuaj nën kontroll, ushtroni muskujt e gjoksit, flini në pozitë të drejtë.
Indet fibroglandulare, në rend të parë përbëhen nga gjëndrat qumështore dhe indeve lidhore dhe krijojnë dendësinë e sisëve, transmeton Telegrafi.
“Gjatë procesit të dobësimit, gjithmonë i rekomandojmë ushtrimet për humbje peshe. Treningu kardio ndihmon në djegien e yndyrave, mirëpo ushtrimi i forcës ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit. Nëse humbini peshën, metabolizmi juaj zvogëlohet, mirëpo ndërtimi i muskujve do t’ju ndihmojë që ta ktheni atë”, thotë mjekja Angela Fich, nutricioniste.
Nëse bëni pjesë ndër këta të parët, atëherë dobësimi mund të ketë ndikim të madh në zvogëlimin e gjoksit, ndërsa nëse bëni pjesë ndër këta të dytët, atëherë dobësimi nuk do të ketë ndikim të rëndësishëm.
Se sa do të zvogëlohet gjoksi juaj pas dobësimit varet nga ajo se si trupi juaj humb yndyrën, mirëpo duhet patjetër të jeni të vetëdijshëm që dobësimi i lokalizuar nuk funksionon, përkatësisht nuk është e mundshme të dobësoheni gjithkah, pos në gjoks.
Siç thonë ekspertët, humbja e kilogramëve, përfundimisht ndikon edhe në gjoks, mirëpo varet sa, ndërsa mjekja Fich, ka konstatuar që humbja e vëllimit të pjesës së sipërme të trupit është e pashmangshme.
– Nuk humbet më parë vëllimi i gjoksit, por atje ku ka më shumë tepricë. Ndoshta do të ndiheni sikur e gjithë pesha të cilën e keni humbur, drejtpërdrejt ka shkuar nga gjoksi, mirëpo me siguri nuk është kështu, thotë ajo.
Për këtë shkak ashtu siç është i pozicionuar gjoksi ndryshimi i tyre është më i dukshëm, andaj është krejtësisht logjike që më parë do ta vëreni zvogëlimin e gjoksit, sesa zvogëlimin e shpinës apo të kërdhokullave.