Tijjani Reijnders është një nga futbollistët më të mirë të Milanit dhe më në formë për momentin.
Mesfushori holandez mund të përfundonte te Barcelona në vitin 2023, pasi katalunasit ishin të gatshëm ta zëvendësonin Sergio Busqetsin e larguar me yllin aktual të Milanit.
Ylli holandez ishte i disponueshëm për më pak se 20 milionë euro, por ai e kundërshtoi Barçën për të nënshkruar me AC Milan në një marrëveshje me vlerë 19 milionë euro.
Siç rezulton, Reijnders u këshillua kundër bashkimit me Barçën nga babai i tij Martin i cili i bëri presioni të birit për mos t’iu bashkuar Barcelonës.
“Unë e këshillova djalin tim të refuzonte Barcelonën , ai do të kishte qenë një zëvendësues atje dhe do të rrezikonte të dështonte, siç ka ndodhur me shumë të tjerë”, tha Martin Reijnders për gazetën holandeze Algemeen Dagblad.
“Ka pasur interesim edhe nga klubet angleze, por unë kam folur me ta vetëm përmes ndërmjetësve”.
“Kam pasur vetëm kontakte të drejtpërdrejta me Barcelonën, duke folur me drejtorin teknik, Deco. Madje kontrollova foton e profilit të tij për t’u siguruar që ishte vërtet ai”.
“Është e qartë se ne jemi të kënaqur nga interesimi i Barcelonës. Ata po kërkonin një zëvendësues për Busquets dhe unë i thashë djalit tim që nuk e ka atë profil. Ai nuk është ai lloj lojtari me karakteristikat që kërkonin”.
“Herët a vonë ai do të kishte përfunduar në stol, duke u bërë thjesht një lojtar tjetër që nuk ia del jashtë vendit”, përfundoi Martin Reijnders.