Fjalë Kyçe

Mourinho merr vendimin për të ardhmen

Mourinho merr vendimin për të ardhmen

Pas zërave se Jose Mourinho do të jetë trajneri i ardhshëm i ekipit kinez të Guangzhou Evergrande, ka ardhur menjëherë përgënjeshtrimi.

Trajneri portugez nuk do të shkojë të drejtojë ndonjë ekip në Superligën kineze.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “The Guardian”, që thotë se trajneri ka refuzuar këtë transferim në Azi për dy arsye: E para, oferta financiare e ardhur nga Kina është shumë larg asaj që trajneri ka patur me Manchester United.

Te “djajtë”, Mourinho arkëtonte 15 milionë stërlina në sezon. Arsyeja e dytë është largësia. Ndaj, për arsye familjare, trajneri preferon të qëndrojë në Europë.

Portugezi nuk drejton një ekip që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga Manchester United. Ai ka deklaruar se është gati për një projekt të ri, qoftë në rang klubi apo ekipi kombëtar dhe se shpreson të ulet së shpejti në stolin e një ekipi.