Fjalë Kyçe

Feronikeli-Milan, ja sa do të kushtojnë biletat

Feronikeli-Milan, ja sa do të kushtojnë biletat

Të gjithë janë në pritje të ndeshjes miqësore mes Feronikelit dhe Milanit.

Detaje të reja janë zbuluar nga ndeshja Feronikeli- Milan që do të zhvillohet në Prishtinë. Këto të reja i zbulon vetë organizatori i ndeshjes Agron Selimi për emisionin “Dossier D”në RTV Dukagjini.

Ai ka treguar se çmimet e biletave do të jenë të ndryshme nga 35 euro më të lirat deri në 155 euro në zonën vip. Selimi ka pranuar se janë çmime të larta por e ka justfikuar këtë me faktin se bëhet fjalë për një e ekip legjendar siç është Milani.

“Çmimet startojnë prej 35 eurove, ka bileta 50 euro, kalojnë në 85, 115 dhe biletat në zonën vip kushtojnë 155 euro. Të gjitha biletat shiten online. Nuk ka bileta tjera që mund të shiten në dorë apo mënyra tjera”‘, përfundoi organizatori i ndeshjes.