Juventusi e ka fituar derbin ndaj Milanit në kuadër të javës së 21-të të Serie A.
“Bardhezinjtë” të shtunën mbrëma fituan 2:0 ndaj “kuqezinjve”.
Goli i parë u shënua nga Samuel Mbangula në minutën e 59-të.
Pesë minuta më pas, Timothy Weah me asistimin e Khephren Thuram realizoi për 2:0.
Milani javë më parë e eliminoi Juventusin në gjysmëfinale të Superkupës së Italisë.
Juventusi edhe pas 21 ndeshjeve të luajtura ende nuk di për disfatë këtë edicion në elitën e futbollit italian.
Ka 37 pikë dhe renditet në pjesën e epërme të tabelës.
Milani ka gjashtë pikë më pak dhe është në vendin e tetë