Sot në Ferizaj, fillon BVA Kampionati Ballkanik U18 te meshkujt.
Për pesë ditë, në Pallatin e Sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj, do të jenë nga tri ndeshje, sipas sistemit të Bergerit (secili me secilin), për ta nxjerrë në fund kampionin e kësaj gare.
Kampionati U18 hapet me ndeshjen Kosova vs Maqedonia e Veriut, në orën 16:30.
Ndeshja e dytë e ditës së sotme do jetë mes Turqisë dhe Malit të Zi në orën 18:30, ndërsa dita e parë do të mbyllet me ndeshjen Shqipëri – Rumani nga ora 20:30. /Gazeta Alo