Një burrë në Rahovec është arrestuar për gjueti të kundërligjshme pasi kishte vrarë një kafshë të egër.
Për ta vrarë kafshën, ai kishte përdorur armën e prindit të tij, tha policia, e cila inicimit të rastit të dyshuarin e ka liruar në procedurë të rregullt.
“Rahovec / 25.02.2025 – 11:00. Më 27.02.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte vrarë një kafshë të egër. Nga i dyshuari është sekuestruar një pushkë gjuetie që dyshohet se ishte përdorur në rast e cila ishte me leje në emër të prindit të të dyshuarit. Pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh