Fjalë Kyçe

Propozimi i çmendur i Musk, dëshiron të zhvendosë Zelenskyn në një vend “neutral”: Ai është i keq, dëshiron luftë të përjetshme

Propozimi i çmendur i Musk, dëshiron të zhvendosë Zelenskyn në një vend “neutral”: Ai është i keq, dëshiron luftë të përjetshme

Elon Musk e ka cilësuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky si “të keq” për atë që ai tha se ishte këmbëngulja e tij për një “luftë të përjetshme” me Rusinë.

Kjo kritikë e ashpër vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Kievit dhe Uashingtonit po përkeqësohen pas një takimi të tensionuar me presidentin amerikan, Donald Trump.

Duke iu përgjigjur një postimi në Platformën X që akuzonte Zelenskyn për zgjatjen e luftës për të mbajtur pushtetin, Musk ra dakord, duke shkruar: “E vërtetë. Sado e neveritshme që mund të jetë, Zelenskit duhet t’i ofrohet një lloj amnistie në një vend neutral në këmbim të një tranzicioni paqësor në demokracinë në Ukrainë.”

Musk intensifikoi më tej kritikat e tij, duke deklaruar se Zelensky dëshiron luftë të përjetshme. “Një mulli mishi korrupsioni të pafund. Kjo është e keqe.”

Këto deklarata vijnë në një kohë kur SHBA po ndryshon politikën e saj ndaj Ukrainës. Trump ka pezulluar përkohësisht ndihmën ushtarake për Kievin dhe një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se e gjithë ndihma aktualisht është duke u “ndërprerë dhe rishikuar” për të siguruar që ajo të kontribuojë në zgjidhjen e konfliktit, në vend që ta zgjasë atë.

Trump pohoi në Truth Social, pak para këtij vendimi: “Zelensky nuk dëshiron paqe për sa kohë që ka mbështetjen e Amerikës”.