Fjalë Kyçe

Greqia përfundon planifikimin hapësinor detar, Turqia kundërpërgjigjet: Do t’i marrim masat t’i mbrojmë të drejtat tona në Egje e Qipro

Greqia përfundon planifikimin hapësinor detar, Turqia kundërpërgjigjet: Do t’i marrim masat t’i mbrojmë të drejtat tona në Egje e Qipro

Greqia ka përfunduar planifikimin hapësinor detar (MSP), siç u njoftua këtë të mërkurë nga Ministritë e Punëve të Jashtme dhe të Mjedisit dhe Energjisë, të cilat publikuan edhe hartën zyrtare përkatëse.

MSP synon të organizojë aktivitetet njerëzore në zonat detare për të arritur një ekuilibër të objektivave ekologjike, ekonomike dhe sociale.

“Për herë të parë, vendi ynë po vendos rregullat për organizimin e hapësirës së tij detare”, thekson deklarata.

Në nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian publikoi një hartë që përcakton zonat detare të Greqisë, duke njohur efektin e plotë ligjor të të gjitha ishujve – përfshirë Kastellorizon në Egjeun juglindor.

Në përgjigje, Ministria e Jashtme e Turqisë lëshoi një deklaratë duke nënvizuar se do të merrte “të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat tona në Egje dhe Qipro”.

Ndërkohë, ditën e djeshme, mbledhja sekrete e Këshillit Qeveritar për Punët e Jashtme dhe të Mbrojtjes (KYSEA) ka vendosur Planin Afatgjatë të Prokurimeve të Mbrojtjes të Greqisë për vitet 2025-2036, me Marinën që do të marrë pjesën më të madhe të financimit.

Nga ana tjetër, Turqia ka përfunduar planifikimin hapësinor detar (MSP), duke përcaktuar shpërndarjen hapësinore dhe kohore të aktiviteteve dhe përdorimeve aktuale dhe të ardhshme brenda ujërave të saj detare, sipas një raporti të botuar në gazetën Milliyet.

MSP pasqyron qëndrimin e njohur sipas parimit të Atdheut Blu të Turqisë. Në Detin Egje, plani miraton “vijën mesatare” midis dy brigjeve kontinentale të Turqisë dhe Greqisë si kufi.

Ky planifikim pasqyron qëndrimin e konstant të Ankarasë se ishujt nuk kanë të drejtë për zona detare dhe se pragu kontinental dhe zona ekskluzive ekonomike (EEZ) duhet të kufizohen përgjatë vijës mesatare midis brigjeve kontinentale të dy vendeve.

Raporti vëren se harta nuk përbën një juridiksion detar ligjërisht të detyrueshëm, por në vend të kësaj paraqitet si një studim shkencor në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Vitin e kaluar, Turqia reagoi ashpër ndaj publikimit nga Komisioni Evropian të një harte të MSP që përcakton zonat detare greke.