Emri i Thomas Strakoshës ka dalë sërish në skenë në këtë merkato. Portieri shqiptar mund të largohet nga Lazio, pasi ka pas vetes ekipin e Newcastle.
Kalimi i titullarit të italianëve në Premier League nuk diskutohet për herë të parë, pasi më përpara u përfol se Tottenhami kishte interes për “Gardianin e portës”.
“Tuttomercatoweb” shkruan se Lazio do të marrë shumë shpejt një ofertë zyrtare për portierin shqiptar. Ky i fundit mund të tundohet nga ideja për të luajtur në ishullin britanik, sigurisht dhe nga rroga e majme që mund t’i ofrojë Newcastle.