Argjentinë-Kili nuk mund të jetë një ndeshje dosido, edhe pse luhet për vend të tretë.
Kështu, pas 2-0 të “Albiceleste” me golin e Aguero dhe Dybala, ka mjaftuar një shkëndijë që Medel të shpërthejë ndaj Lionel Messit, duke e goditur, ndërsa edhe kapiteni argjentinas ka reaguar.
Ish-interisti nuk është ndalur por ka vazhduar fyerjet dhe madje edhe e ka kërcënuar Messin, teksa arbitri i nxorri të dy me të kuq dhe, edhe pasi u konsultua me VAR, mbajti këtë qëndrim, teksa edhe lojtarët e tjerë u kapën mes tyre.
E gjitha zgjati disa minuta tension…
https://www.facebook.com/FantasticFootball10/videos/2865693606834982/