Fjalë Kyçe

Trajneri i Argjentinës flet për kartonin e kuq të Messit

Trajneri i Argjentinës flet për kartonin e kuq të Messit

Ndëshkimi i Lionel Messi me kartonin e kuq gjatë ndeshjes Argjentinë – Kili, ishte pjesa e ndeshjes që morri vëmendjen më të madhe.

Ishte minuta e 38’ e takimit kur Gary Medel goditi me kokë Messin, për tu ndëshkuar të dy me kartonin e kuq.

Për audiencën sportive, bazuar në reagimet e tyre në rrjetet sociale, kartoni i kuq për Messin nuk ekzistonte.

Disa fjalë për kartonin e kuq të Leos ka folur edhe selektori i kombëtares argjentinase, Lionel Scaloni, sipas të cilit, nuk kishte diçka për karton të kuq.

“Unë akoma nuk e kuptoj çfarë bëri Messi për tu ndëshkuar me karton të kuq. Ndihem sikur duhet të luanim në finale tani, por ne fituam vendin e tretë, që ishte më e pakta që mund të bënim” ka thënë Scaloni në konferencën për shtyp pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Ngjarjet e kësaj ndeshje janë akoma më të çuditshme se ato të ndeshjes së kaluar. Unë akoma nuk e kuptoj kriterin e VAR-it në këtë Kupë” ka shtuar trajneri.

“Ose ka diçka gabim, ose gjyqtarët nuk mund të pajtohen me asgjë. Mendoj se ata janë akoma të pasigurt për sistemin VAR” ka thënë ndër të tjerash Scaloni.