“Gardiani” i mirënjohur kosovar, Flamur Neziri është bërë me skuadër të re.
Neziri ka firmosur kontratë 1-vjeçare me Dukagjinin e Klinës.
Lajmi konfirmohet nga vet Neziri për Zëri.info.
“Nga sot jam pjesë e Dukagjinit. Jam i lumtur me kontratën e re dhe kushtet e ofruar. Ju premtoj maksimumin tim”, ka thënë Neziri.
Kujtojmë se Neziri ditë më parë u largua nga Flamurtari i Prishtinës për shkak të financave.
Neziri është ndër portierët më cilësor në Kosovë.