Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj, është bërë me klub të ri.
Mediat turke raportojnë se Avdijaj ka arritur marrëveshje me klubin Trabzonspor, i cili shkon si lojtar i lirë.
Dje mediat në Austri raportuan se Avdijaj nuk është në planet e skuadrës elitare, Sturm Graz, ndonëse kishte treguar paraqitje të mira sa ishte i huazuar nga Schalke, raporton Koha.net.
Ndeshja e tij e fundit me skuadrën holandeze Willem II ishte në dhjetorin e vitit të kaluar.
Nga Willem II ishte përjashtuar për thyerje të disiplinës.