Mbretëresha e xhudos, Majlinda Kelmendi, ka vazhduar me paraqitje fenomenale në Grand Prix Budapest.
Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Kelmendi ka arritur të regjistrojë edhe fitoren e dytë në këtë turne.
Pasi gjunjëzoi xhudisten nga meksika, radha ishte për Tetiana Levytska Shukvani nga Gjeorgjia, e cila gjithashtu ishte e pafuqishme kundër Majlindës.
Kelmendi këtë duel e fitoi me ‘Golden Score’ dhe tashmë do të jetë në mesin e katër më të mirave, ku përballet me japonezën Chishima Maeda.