Zinedine Zidane e ka braktisur fazën përgatitore me Real Madridin në Montreal, derisa është rikthyet në Spanjë për arsye personale, ashtu siç kanë raportuar mediat në Spanjë, transmeton Gazetasheshi.com.
Askush nuk e kishte pritur largimin e Zidanes nga kampi madrilien, megjithëse besohet se ai është larguar për arsye personale, por ende nuk janë konfirmuar.
Kur ekipi mbretëror po zhvillon ditën e katërt të fazës përgatitore, tekniku francez është rikthyer tashmë në Spanjë, teksa e ka lënë ekipin të vetmuar në Kanada.
Ekipin tashmë po e drejton Grégory Dupont, përgatitësi fizik dhe Hamidou Msaidie, ndihmës trajneri i parë.
Klubi madrilien ka njoftuar se Zidane është rikthyer në Spanjë së bashku me gruan e tij, teksa rikthimi i tij mbetet një pikëpyetje e madhe.
Mbetet për tu parë se cilat janë arsyet “personale” të Zidanes që u largua nga faza përgatitore dhe nëse mund të kemi një surprizë gjatë kësaj vere.