Fjalë Kyçe

Nora Gjakova e argjendtë në ‘Grand Prix 2019’

Nora Gjakova e argjendtë në ‘Grand Prix 2019’

Nora Gjakova është mposhtur në luftën finale për medaljen e artë në ‘Grand Prix 2019’ në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja kosovare në kategorinë deri në 57 kilogramë, është mposhtur nga garuesja nga Brazili, Rafaela Silva, shkruan lajmi.net.Me këtë humbje në finale, Gjakova nga ky Grand Prix largohet me medaljen e argjendtë.

Në rrugën drejt finales, Nora ka mposhtur rusen Dzhigaros, garuesen nga Bregu i Fildishtë, Abzetta, dhe në gjysmëfinale fitoi ndaj xhudistes nga Panama, Roper.

Vlen të ceket se medaljen të argjendtë në Budapest ka fituar edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Befasia e ditës, ka qenë eliminimi i Majlinda Kelmendit, që ka mbetur pa medalje.