Totenhemi shijoi një nga mbrëmjet më të bukura të historisë së tij evropiane në “Camp Nou” të martën, pasi siguroi biletën e kualifikimit në 1/8-at e Champions-it jashtë çdo parashikimi (barazoi 1- 1 në minutën e 85-të).
Megjithatë, përballë nuk kishim Barcelonën më të fortë, pasi me kualifikimin e hipotekuar që në javën e katërt, Valverde vendosi të hedhë në fushë një formacion me shumë ndryshime.
Kjo ishte edhe një nga arsyet përse “Los Cules” humbën garën e zotërimit të topit, duke zbritur nën 50 për qind (48%).
Kjo ndodhte për herë të parë në një ndeshje të grupit të Ligës së Kampioneve prej vitit 2006 (kundër Verderit 42%) dhe prej atëherë kishin kaluar 72 ndeshje.