Tashmë është konfirmuar miqësorja ndërmjet Dardanës dhe Dritës, njëherit është konfirmuar edhe çmimi për të cilin tifozët duhet paguar për ta parë ndeshjen.
Klubi i Dardanës ka paraparë tarifën e 2 eurove si të mjaftueshme për një biletë që mundëson hyrjen në stadiumin “Agush Isufi” për ta përcjellur ndeshjen nga afër.
Miqësore me pagesë nuk mbahet mend të ketë patur ndonjëherë në futbollin e Kosovës nga skuadrat vendore, teksa Dardana dhe Drita do të futen në histori për një gjë të tillë.
Vendimi i organizatorëve ka ngjallur shumë pakënaqësi te tifozët të cilët kanë ironizuar me çmimin e vendosur.
“10 euro do të ishte ideale”, është vetëm njëri nga komentuesit e shumtë që kanë reaguar në lidhje me këtë vendim.
Njoftimi zyrtar nga KF Dardana
“2 euro për një miqësore në Kamenicë, ta merr mendja që po vie Barcelona”, ka shkruar një komentues tjetër.
Sidoqoftë tashmë është e sigurtë miqësorja e 15 Korrikut ndërmjet dy ekipeve ‘bardhekaltër’, Dardanës dhe Dritës.
Ndeshja fillon nga ora 18:00.