Kampionët e Bundesliga, Bayern Munich, nuk janë dorëzuar akoma për Callum Hudson – Odoi.
Skuadra bavareze kishte tentuar dy herë gjatë janarit që të nënshkruante me yllin e Chelsea, Hudson Odoi, për të dështuar në të dyja rastet.
Por, Bayern nuk janë dorëzuar akoma, dhe sipas raportimeve të ‘Dailymail’, ata kanë përgatitur një ofertë të re, e cila pritet të përfshijë 45 milionë funte, transmeton lajmi.net.
Kjo ofertë do të shënonte një rritje prej 10 milionë funteve krahasuar me atë të dërguar në janar.
Ndërkohë, trajneri i Chelsea, Frank Lampard, e dëshiron në skuadër 18 vjeçarin i cili shihet si pjesë kryesore e planeve të tij.