Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, i ka dhënë fund beqarisë.
Ai është martuar me partneren e tij Herolinda, në fshehtësi dhe në një ceremoni larg qendrës së opinionit publik.
Familjarët e futbollistit kanë zhvilluar një ceremoni siç e do tradita.
Ditën djeshme ishte marrja e nuses, ndërsa sot pritet dasma në një restorant në Gjilan, ku janë të ftuar rreth i gjerë shoqëror.
Të ftuar do të jenë familjarë, futbollistë dhe miq të ngushtë të futbollistit.
Lenjani ka zgjedhur të jetë hermetik, duke mos postuar asnjë foto, por nuk i ka ka dalë dot. Një foto ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku çifti shfaqet duke vallëzuar.