Real Madridi ka një problem të madh që mban emrin e Gareth Bale. Uellsiani nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe drejtuesit duan ta shesin.
Interesimi për të nuk ka qenë i lartë dhe skuadrat e interesuara nuk janë të gatshme të paguajnë shumë për 29-vjeçarin.
Reali do të mbushë arkën që të tentojë ndonjë futbollist tjetër, por diçka të tillë nuk mund ta bëjë ng Bale.
Ky i fundit e di mjaft mirë se nuk mund të marrë në asnjë vend tjetër pagën që merr në Bernabeu dhe ka qenë mjaft i qartë me klubin: Dua të respektoj kontratën deri në fund! Lufta e ftohtë ka nisur…