Leicester City ka refuzuar dy oferta nga Manchester United dhe Manchester City për Harry Maguire, ka zbuluar Brendan Rodgers.
Maguire është menduar të jetë objektiv për të dy klubet e Manchesterit, me Unitedin që është lidhur me 26-vjeçarin një vit më parë gjatë kohës së Jose Mourinhos.
Një marrëveshje nuk u materializua më pas dhe mbrojtësi nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare në shtator të vitit 2018, transmeton lajmi.net.
Thuhej se ‘Djajtë e Kuq’ kishin arritur marrëveshje për 89 milionë euro me mbrojtësin anglez, por një gjë e tillë u hodh poshtë nga trajneri Rodgers.
“Harry është një lojtar i klasit të lartë. Natyrisht, ai ka tërhequr interesin me dy oferta që kanë ardhur, por asnjëra nuk ishte afër vlerësimit të klubit”.
”Harry është i relaksuar sa i përket kësaj pune. Nuk kemi marrë oferta të përmirësuara”, shtoi ai.