Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi ka qenë i ftuar në rolin e analistit në Radio Televizionin e Kosovës për të analizuar ndeshjen Feronikeli – TNS, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Feronikeli pësoi humbje me rezultat 1:0 nga kampioni i Uellsit, The New Saints duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve, edhe pse në ndeshjen e parë kishte barazuar me rezultat 2:2.
Krasniqi beson se dy qendër-mbrojtësit kanë qenë fajtor tek goli i pësuar, i cili i eliminoi kampionët e Kosovës.
“Pak ka qenë pa përgjegjësia e dy qendërmbrojtësve sepse nuk është dashur t’i lejohet ajo hapësirë sulmuesit”, tha Krasniqi.
Lapidar Lladrovci dhe Arbër Prekazi ishin qendërmbrojtës në këtë ndeshje.