Fjalë Kyçe

Vendimet nga mbledhja e 36-të e BE të KOK-ut

Vendimet nga mbledhja e 36-të e BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, mbajti mbledhjen e 36-të të saj, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të Rendit të Ditës.

U vlerësua lart pjesëmarrja dhe rezultatet e arritura të Ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, në të cilat Kosova fitoi tri medalje, të artën, të argjendtën dhe të bronztën.
U bënë të ditura detajet e fundit para pjesëmarrjes në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Baku 2019, që mbahet prej 21-28 korrik, në kryeqytetin e Azerbajxhanit. Ekipi Olimpik pritet të prezantohet të enjten.
Medalistja e bronztë në Lojërat Olimpike për të Rinj, xhudistja Erza Muminoviq do të bartë flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të EYOF Baku 2019. Ceremonia do të mbahet në stadiumin olimpik të Bakus.
U bënë të ditur përgatitjet për Lojërat Mesdhetare në Rërë, që mbahen prej 25-31 gusht 2019 në Patras të Greqisë. Kosova pritet të përfaqësohet me sportistë të beach-volleyt dhe notit.
– U diskutua për Konferencën Barazia Gjinore dhe Konferencën Regjionale të SIGA-s. Konferenca Regjionale e SIGA-s do të organizohet në Prishtinë. Data do të caktohet më vonë.
Federata e Ragbit e Kosovës u bë anëtare e përkohshme e Komitetit Olimpik të Kosovës.