Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit kosovar, Vushtrria ka rritur intensitetin e punës në stërvitje, derisa fuqishëm është duke punuar edhe në afatin kalimtar ku po synon disa transfere për ta kompiluar ekipin.
Trajneri i Vushtrrisë, Bekim Shotani ka thënë se puna po shkon mirë, ndërsa ka njoftuar edhe për dy ardhjet të reja te Vushtrria por që nuk do të jenë të fundit pasi ata janë në bisedime edhe me 5 futbollistë të tjerë.
‘Puna po shkon shumë mirë. Tash do të udhëtojmë edhe jashtë vendit për përgatitje. Sa i përket transfereve së fundmi kemi angazhuar Qëndrim Gashin dhe Besfor Dervishajn”, ka thënë Shotani për Zëri.info, duke shtuar se janë në bisedime edhe me disa lojtarë të tjerë.
“Jemi në bisedime edhe me 5 lojtarë të tjerë, por për shkak të natyrës së bisedimeve nuk mund t’i bëje publike emrat e lojtarëve”.
“Besojshumë se së shpejti do të arrihet marrëveshje me ta”, ka thënë Bekim Shotani.