Kombëtarja e Kosovës U21 në hendboll pas humbjes nga Kroacia sonte do të përballet me Hungarinë, në kuadër të kampionati botëror “Spanjë 2019“
Ndeshja fillon në ora 20:00, dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në RTV 21 Plus.
Kjo ishte edhe hera e parë që një kombëtare e Kosovës është duke u paraqitur në botëror, kështu duke shënuar një sukses tjetër historik në hendbollin kosovar.
Kosova është në grupin C bashkë me Baherinin, Brazilin, Hungarinë, Portugalinë dhe Kroacinë.
Botërori “Spanjë 2019“ ka filluar më 16 korrik dhe përfundon me 28 korrik.