Mërgim Pefqeli do të largohet nga FC Prishtina.
Mesfushori ofensivë Mergim Pefqeli, është lojtari i radhës që do të përshëndetet me FC Prishtinën.
Lojtari përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se po largohet nga skuadra kryeqytetase.
Njoftimi i plotë i Pefqelit:
Të nderuar familjarë, miqë dhe dashamirë të sportit !
Dua të ju njoftoj që nga tani e tutje nuk do të jem pjesë e ekipit të Fc Prishtinës.
Falenderojë kryesinë, stafin dhe shokët e ekipit me të cilët kam punuar gjatë këtyre dy sezoneve që kam qenë këtu, ku kemi kaluar sfida dhe gëzime së bashku.
Fjalët e fundit janë të dedikuar posaqërisht për të gjithë ju mbështetësit e Prishtinës ( Plisat ) Faleminderit për mbështetjen e pakushtëzuar që më keni dhënë që kur jam bashkuar me ekipin.