Fjalë Kyçe

Agim Ademi: Jam i bindur se edhe kësaj radhe do të dalësh kryelartë Kryeministër

Agim Ademi: Jam i bindur se edhe kësaj radhe do të dalësh kryelartë Kryeministër

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit, shkak i ftesës nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit, shkruan GazetaAlo.

Pas këtij vendimi dhe reagimeve të ndryshme në lidhje me këtë ka reaguar edhe presidenti i FFK, Agim Ademi.

Agim Ademi, president i FFK-së.

E dëshmove njëherë pastërtinë e luftës sonë çlirimtare në Hagë dhe iu ktheve atdheut si triumfues. Jam i bindur se edhe kësaj radhe do të dalësh kryelartë Kryeministër.
Besojmë fuqishëm në pafajësinë tuaj dhe shpresojmë që edhe një herë drejtësia do të fitojë mbi shpifjet dhe të pavërtetat.
Të gjithë jemi me Ty!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

#meRamushin
#drejtësipërKosovën