Feronikeli do të luajë kundër Slovan Bratislava në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve të Ligës së Evropës, transmeton zeri.info
Ndeshjen e parë kampioni i Kosovës do ta luajë në udhëtim të mërkurën nga ora 18:00.
Tashmë klubi sllovak i ka zbuluar edhe çmimet e biletave për këtë ndeshje, të cilat janë mjaft të shtrenjta.
Bileta më e lirë kushton 8 euro, kurse ato më të shtrenjtat shkojnë deri në 200 euro, të cilat i përkasin zonës VIP.